Pas raportimeve për një kërcënim me bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se mesazhi kërcënues është pranuar përmes SMS-it dhe se menjëherë pas kësaj, janë aktivizuar njësitë përkatëse policore.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, tha.