spot_img

Ky është Kaqun Lima, zjarrfikësi që vdiq në krye të detyrës në fshatin Mejë të Gjakovës

spot_img

Ka vdekur në QKUK, zjarrfikësi dhe shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima i cili u aksidentua sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës. Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë humbi betejën pas lëndimeve të marra nga aksidenti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka thënë se i ndjeri vdiq në krye të detyrës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Lima, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës duke shërbyer me guxim e përkushtim për mbrojtjen e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve. Në emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, shokëve, miqve, kolegëve të Shërbimit te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë dhe gjithë Zjarrfikësve në Kosovë. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë, si shembull i sakrificës dhe humanizmit. Me nderim të thellë për jetën e humbur në detyrë duke ndihmuar qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img