spot_img

Osmani pritet në Washington nga Zëvendëssekretari i Shtetit Landau – fokusi në bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në raj

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar në Washington nga Zëvendëssekretari i Shtetit amerikan, Christopher Landau, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi i mbajtur në Departamentin e Shtetit u fokusua në mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, me theks të veçantë në krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të dy palët shprehën përkushtimin për ta çuar përpara agjendën e përbashkët ekonomike.

“Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha Bruce për mediat.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e hapur me zyrtarin e lartë amerikan.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shkroi ajo.

Ky takim i nivelit të lartë konfirmon edhe një herë rëndësinë e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe vullnetin e dyanshëm për të avancuar bashkëpunimin në fusha kyçe që prekin direkt jetën e qytetarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img