spot_img

15 vjet burg për Millosh Pleskoviqin, i dënuar për krime lufte në Prizren

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile, për vrasjen e tre civilëve shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998-1999 në qytetin e Prizrenit.

Vendimi u dha të enjten nga Departamenti Special i Gjykatës në një seancë të hapur dhe publike, ku gjyqtari Rrahman Beqiri shpalli aktgjykimin. Pleskoviq u dënua me 15 vjet burg.

“Gjykata shpall të akuzuarin fajtor për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, pasi në cilësinë e pjesëtarit të forcave serbe ka marrë pjesë në vrasjen e tre qytetarëve”, deklaroi gjyqtari Beqiri gjatë shpalljes së vendimit.

Akuzat dhe rrethanat e ngjarjes

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 qershor 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Millosh Pleskoviq, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, akuzohej për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator 1998 në qytetin e Prizrenit. Viktimat e identifikuara janë Fatmir Bojaxhiu, Binak Daci dhe Reshat Daci.

Prokuroria argumentoi se Pleskoviq kishte shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare që mbrojnë civilët gjatë konflikteve të armatosura.

Reagimet

Ky vendim konsiderohet një prej proceseve të rëndësishme ndaj personave të dyshuar për krime të luftës në Kosovë dhe përforcon angazhimin e institucioneve vendore për ndjekjen e rasteve të tilla, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës.

Deri më tani, proceset për krime të luftës në Kosovë kanë qenë të pakta dhe shpesh të ndërlikuara për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vështirësive në sigurimin e dëshmive.

NGJARJE TË TJERA

spot_img