spot_img

Java nisi me stuhi të forta e breshër, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 36°C

spot_img

Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta në ditët e para të saj. Më pas, pritet stabilizim i motit dhe fuqizim i masave të nxehta, sidomos në fundjavë.

Si rrjedhojë, ashtu siç paralajmëruam me kohë, dita e sotme u karakterizua nga vranësira të shpeshta, të cilat lokalisht u përcollën me stuhi të forta, breshër të madh dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Të martën do të vazhdojnë vranësirat e shpeshta dhe intervalet me diell, ndërsa lokalisht pritet të ketë rrebeshe të izoluara dhe disa shkarkesa rrufesh.

Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara, pritet ndonjë rrebesh i izoluar, sidomos rreth zonave malore. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje graduale.

Dita e enjte do të dominohet nga moti me diell dhe vranësira të pakta.

Nga dita e premte e deri në fundjavë, pritet fuqizim i masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, me ç’rast pritet mot me diell dhe rritje e mëtejshme e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe herë pas here mund të jetë mjaft e fuqishme në fillim të javës, me shpejtësi prej 15 deri në 65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 36°C. Vlerat më të ulëta parashihen deri të martën, ndërsa nga dita e mërkurë pritet ngritje graduale nga dita në ditë. /MeteoKosova/

NGJARJE TË TJERA

spot_img