spot_img

Bizneset në Kosovë kundër kalimit të detyrueshëm në tregun e hapur të energjis

spot_img

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të detyruar bizneset të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, duke e cilësuar këtë veprim si të njëanshëm, të papërgjegjshëm dhe me pasoja potencialisht të rënda për ekonominë vendore.

Në një reagim zyrtar, LBK i ka bërë thirrje ZRRE-së që të respektojë vendimin e gjykatës kompetente, e cila ka urdhëruar pezullimin e këtij vendimi. Sipas LBK-së, këmbëngulja për zbatimin e një mase që tashmë është cilësuar si në kundërshtim me ligjin, është e pakuptueshme dhe e dëmshme.

“Ky vendim është marrë pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, pa analizë të ndikimit ekonomik dhe pa një plan kalimtar të qartë për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji për sektorin privat,” thuhet në deklaratë. “Nuk është e qartë në çfarë agjende janë përfshirë ZRRE-ja dhe Qeveria, por ky drejtim nuk është në përputhje me interesat strategjike të prodhuesve dhe bizneseve vendore.”

LBK kërkon që vendimi të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërpritet menjëherë zbatimi i tij, deri në një analizë gjithëpërfshirëse të hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve dhe institucionet relevante.

“Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të arsyeshme në raport me një çështje kaq jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës,” thuhet më tej në reagim.

ZRRE dhe Qeveria ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e LBK-së.

Kalimi në tregun e hapur të energjisë është pjesë e reformave të sektorit energjetik në Kosovë, por kundërshtimi nga sektori privat tregon për mungesë të konsensusit dhe rrit shqetësimet për stabilitetin energjetik dhe koston për bizneset që janë bazë e ekonomisë së vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img