spot_img

Ish-kryeministri Mustafa: Po të kisha shëndetin, do të isha në Shesh më 7 gusht

spot_img

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur përkrahje për protestën e paralajmëruar më 7 gusht në Prishtinë, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe kundërshtimin ndaj asaj që ai e quan “rishkrim i historisë” me instrumente të pushtetit serb.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Mustafa thekson se shteti i Kosovës është rezultat i “rezistencës politike të Presidentit Rugova dhe i luftës së UÇK-së”, të cilat ai i cilëson si “vlerë e përbashkët kombëtare”.

“Është detyrë e jona të mos lejojmë që historia të deformohet. Asnjëherë nuk kemi menduar se ata që ishin kyç në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, në Rambuje, Vjenë, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndalimin e dëbimit masiv të shqiptarëve, do të përballeshin me akuza si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, shkruan Mustafa.

Ai kujton se edhe vetë ka qenë dëshmitar i bindjes së plotë të Presidentit Thaçi dhe Kryeparlamentarit Veseli në drejtësinë ndërkombëtare, kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mustafa, ndonëse thekson se me katër liderët e akuzuar ka qenë kundërshtar politik, thekson se në këtë rast ndan një qëndrim të përbashkët me ta.

“Po të kisha shëndetin, më 7 gusht do të isha edhe unë në Shesh,” shkruan ai, duke iu referuar tubimit që po organizohet në përkrahje të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Ai e përmbyll reagimin me thirrjen për solidaritet ndaj veteranëve dhe pjesëmarrësve të luftës, të cilët, sipas tij, po kërkojnë “drejtësi të mirëfilltë në mënyrë paqësore”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img