Një grua ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë janë lënduar pas një aksidenti zinxhir në Komoran, në Rrugën Nacionale Pejë–Prishtinë.
Policia e Kosovës tha se ngjarja ndodhi të martën rreth orës 18:15, kur gjashtë automjete u përfshinë në përplasje të njëpasnjëshme.
Viktima, e identifikuar si Mirvedete Suka, 62 vjeç, vdiq në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Njësitë policore dhe hetimore, prokurori kujdestar, si dhe ekipet për mirëmbajtje dhe tërheqje të automjeteve mbërritën menjëherë në vendngjarje. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Policia tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, pas trajtimit të lëndimeve që ka marrë. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.