spot_img

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksident trafiku në Klinë

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh, në komunën e Klinës, duke rezultuar me një viktimë dhe pesë persona të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një autobus i udhëtarëve dhe një veturë. Të gjashtë personat e përfshirë u transportuan menjëherë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e njërës prej tyre.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore,” tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img