spot_img

Deputetët në Kosovë përballen sërish me sfidën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

spot_img

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë sot një tjetër përpjekje për të konstituuar legjislaturën e re, në një proces që ka zvarritur prej muajsh për shkak të mungesës së konsensusit për postin e kryeparlamentarit.

Seanca e radhës është thirrur për të hënën, më 26 gusht, në orën 11:00. Deri më tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Të dielën, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën. Murati dhe Nagavci morën nga 55 vota secili, ndërsa Basha arriti të sigurojë 57 vota – përfshirë mbështetjen e deputetëve Bekë Berisha nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK. Deputetët e PDK-së abstenuan në këtë votim.

Procesi ka nisur më 15 prill, por pavarësisht dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 19 gusht, Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda 30 ditësh. Gjykata ka përcaktuar gjithashtu që votimi për kryeparlamentarin duhet të jetë me votë të hapur dhe se një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Deputetët e pranishëm janë të detyruar të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, në një proces që pritet të përcaktojë nëse legjislatura e re do të arrijë më në fund të funksionalizohet.

NGJARJE TË TJERA

spot_img