spot_img

Aksident i rëndë në Prishtinë para MASHT-it, 22-vjeçari pëson frakturë pasi u godit nga autobusi urban

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot paradite në Prishtinë, ku një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një autobus urban.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 26 gusht 2025, rreth orës 10:35, në rrugën “Agim Ramadani”, para objektit të Ministrisë së Arsimit.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima E.G. rreth 22-vjeçar, i cili ishte duke vrapuar pas autobusit për të hipur në të, është goditur nga rrota e pasme e djathtë e autobusit me të cilin po voziste Raif Arifi rreth 62-vjeçar.

Si pasojë, i riu ka pësuar frakturë të hapur në shputën e këmbës së majtë dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img