spot_img

Spanja dorëzohet para Kosovës, e fshin postimin ku na referohej si “territor”

spot_img

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) është tërhequr dhe ka fshirë postimin e saj zyrtar në rrjetet sociale, ku Kosovës i ishte referuar si “Territori i Kosovës”. Ky veprim erdhi pas reagimit të fuqishëm të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili një ditë më parë i ishte drejtuar me një shkresë presidentit të UEFA-s, Aleksandër Čeferin dhe homologut spanjoll, Rafael Louzan.

Në letrën e tij, Ademi kishte theksuar se “një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe anëtare e barabartë e UEFA-s”. Ai e kishte cilësuar këtë veprim “të papranueshëm” dhe kishte kërkuar nga UEFA “një reagim të qartë dhe të menjëhershëm, si dhe një korrigjim publik nga Federata e Futbollit të Spanjës”.

Pas këtij reagimi, RFEF është detyruar ta heqë publikimin, duke dëshmuar se presioni institucional i FFK-së dhe angazhimi i presidentit Ademi po japin rezultat në mbrojtjen e dinjitetit dhe barazisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img