spot_img

Trump zhvillon takim me liderë arabë e myslimanë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën u takua me udhëheqës të vendeve të botës arabe dhe myslimane në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork për të diskutuar rreth përfundimit të luftës mes Izraelit e Hamasit në Gaza, duke e quajtur disa herë atë “takimi më i rëndësishëm”.

“Ne duam që t’i japim fund luftës në Gaza. Ne do t’i japim fund. Ndoshta ne mund ta bëjmë këtë mu tani” – tha presidenti amerikan para gazetarëve në fillim të takimit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Ky është takimi im më i rëndësishëm, por ky është ai që është shumë i rëndësishëm për mua, sepse ne do t’i japim fund diçkaje që ndoshta nuk do të duhej të fillonte kurrë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Krerët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit morën pjesë në takim. Trumpi tha se në këtë takim ishin të përfshirë “të gjithë lojtarët e mëdhenj me përjashtim të Izraelit, por kjo do të jetë e radhës”, me gjasë duke iu referuar takimit të tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan gjithashtu pati komplimente për fjalimin e presidentit të Indonezisë, Prabowo Subianto, i cili më herët kishte folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në të cilin Subianto tha për paqe nevojitet garantimi i sigurisë së Izraelit.

Pas takimit me krerët e vendeve arabe e myslimane, Trumpi vetëm i përshëndeti gazetarët me dorë, pa dhënë ndonjë koment për diskutimet. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë. Emisari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, e ngriti gishtin e madh të dorës, kur u pyet se si kishte ecur takimi.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdoan, e përshkroi takimin me Trumpin si “shumë frytdhënës”. Duke folur para gazetarëve, ai tha se do të publikohej një deklaratë e përbashkët nga takimi dhe se ai ishte “i kënaqur” me rezultatet, pa dhënë hollësi.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara, WAM, raportoi se takimi ishte i përqendruar në përfundimin e luftës në Gaza dhe në arritjen e një armëpushimi të përhershëm. Më tej, kjo agjenci tha se si prioritete u diskutuan edhe lirimi i të gjitha pengjeve dhe ndërmarrja e hapave drejt adresimit të krizës humanitare që po përkeqësohet në enklavë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img