Kapet në Podujevë me 58 Bimë Kanabisi – Arrestohet i Dyshuari
Një operacion policor në rrugën “Afrim Zhitija” në Podujevë ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë bastisjes së realizuar nga policia, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo.
I dyshuari, mashkull kosovar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe pas intervistimit nga organet hetuese, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet.