Biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë në “playoff”-in e Kupës së Botës kanë a çmime jashtëzakonisht të larta, duke shkuar deri në 250 euro për kategoritë premium. Kjo shumë është dukshëm më e madhe krahasuar me ndeshjen e Sllovakisë kundër Gjermanisë, ku bileta më e shtrenjtë ka kushtuar rreth 120 euro. Diferenca po komentohet gjerësisht, pasi një rritje kaq e me e çmimit për një kundërshtar që më parë nuk konsiderohej favorit, ka habitur shumë tifozë.

Arsyeja kryesore për këtë rritje të çmendur të çmimeve është forma e shkëlqyer që ka treguar Kosova në muajt e fundit. Fitoret ndaj Suedisë dhe Sllovenisë, si dhe barazimi kundër Zvicrës, e kanë ngritur dukshëm reputacionin e “Dardanëve”. Kjo ka bërë që interesimi për ndeshjen në Bratislavë të rritet ndjeshëm nga tifozët planifikojnë të udhëtojnë për ta mbështetur ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Kjo kërkesë e lartë ka bërë që tregu i biletave të ngritet fuqishëm, duke i dyfishuar çmimet krahasuar me ndeshjet e zakonshme të Sllovakisë. Fansat sllovakë dhe kosovarë tani do të paguajnë më shumë se kurrë, ndërsa ndeshja e 26 marsit pritet të jetë një nga më të nxehtat dhe më të kërkuarat e vitit. Kosova shkon në këtë sfidë me besim dhe formë të shkëlqyer — dhe çmimet e biletave janë prova më e qartë e ndikimit të saj në futbollin ndërkombëtar.




