spot_imgspot_img

Thanë se Agim Ademit nuk i lejohet hyrja në SHBA, i pari i futbollit kosovar paralajmëron padi për shpifje!

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot është paraqitur nga Uashingtoni, ku së bashku me selektorin Franco Foda do të marrë pjesë në ceremoninë e shortit për kampionatin botëror që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Para paraqitjes së Ademit nga Amerika, qarkulluan zëra se atij nuk do t’i lejohej hyrja në shtetin më të fuqishëm në botë.

Për këto shpifje Ademi ka vendosur t’u përgjigjet me padi, mëson Albanian News!

“Ademi ka nisur procedurat për padi dhe kallëzim penal ndaj personave që kanë shpifur dhe i kanë dëmtuar imazhin. Ai i akuzon për shpifje, prishje të reputacionit dhe keqpërdorim të besimit. Veprimet ligjore pritet të zgjerohen edhe ndaj disa mediave dhe emisioneve ku, sipas burimit, janë publikuar pretendime të pavërteta”, thotë burimi në fjalë!

Shorti për Kupën e Botës 2026 do të mbahet nesër (e premte) në Uashington me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka siguruar kualifikimin historik në ‘play-off’-in që do të zhvillohet gjatë muajit mars, ku si kundërshtar do ta ketë fillimisht Sllovakinë dhe nëse e kalon atë, fituesin e ndeshjes Turqi/Rumani në finale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img