spot_imgspot_img

Pesëdhjetë vjet frymëzim, krijimtari dhe kulturë – ‘Elena Gjika Dora d’Istria’

spot_img

Në praninë e përfaqësuesve institucionalë, shoqatave simotra, poetëve, artistëve figurativë, dashamirëve të artit dhe familjarëve të bashkëveprimtarëve që nuk janë më në mesin tonë, u shënua 50-vjetori i veprimtarisë së SHAK “Elena Gjika – Dora d’Istria”. Në hapje u paraqitën dy figurat e rëndësishme të shoqatës, Sherif Gashi dhe Halil Morina, të cilët për 50 vite nuk iu ndane ‘Elena Gjikës’

Manifestimi nisi me himnin kombëtar nga GAM “Theranda” dhe një recital kushtuar Elena Gjikës, i përgatitur nga prof. Ramadan Shala me nxënës të SHFMU “Shkëndija” në Suharekë. Më pas, Sherif Gashi prezantoi historikun e Shoqatës.

Në kuadër të manifestimit u ndan këto Mirënjohje tri prej të cilave për anetarët të cilët kanë ndërruar jetën (Post Mortum)

Isuf Lumi për kontribut të vazhdueshëm nga viti 1993 deri në vitin 2010 si drejtor organizativ dhe mbështetës i aktiviteteve të Shoqatës, .

Shkrimtari, Ragip Sylaj për kontribut si kryetar dhe anëtar i kryesisë, për nisma të shumta kulturore dhe bashkëthemelimin e librit “Brerore lirie”.

Afrim Morinës për kontribut në kulturën letrare, udhëheqjen e Klubit Letrar “Elena Gjika” dhe pasurimin e letërsisë me shkrime e vlerësime, MIRËNJOHJE Post Mortum i ndahet.

Ndërkaq me mirenjohje u nderuan edhe profesori Ramadan Shala, për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturë dhe art, udhëheqjen e Shoqatës për një mandat, punën me grupin e recituesve dhe organizimin e shumë aktiviteteve.

Për mbështetje institucionale dhe praninë e vazhdueshme në aktivitetet e Shoqatës, MIRËNJOHJE i ndahet znj. Mihrije Berisha – Suka, nënkryetare e komunës.

Për mbështetje financiare të aktiviteteve të Shoqatës gjatë viteve ’90, MIRËNJOHJE i ndahet z. Bekim Kuçi, pronar i firmës tregtare “Benaf”.

Manifestimi u përshëndet nga nënkryetarja e komunës znj. Mihrije Berisha – Suka. Fjalë rasti mbajtën edhe Naxhije Doçi nga Prishtina, Berat Batiu nga shtëpia botuese “Fidani”, si dhe Milazim Bajra nga Prizreni dhe Fazli Ferati nga Klina. Artistët Fehim Hoxha dhe Refki Gallapeni e pasuruan aktivitetin me ekspozitën e tyre të përbashkët.

Në përmbyllje, GAM “Theranda” paraqiti një program muzikor, ndërsa për pjesëmarrësit u shtrua një koktej rasti.
Manifestimin e moderoi kryetari i SHAK “Elena Gjika – Dora d’Istria”, z. Halil Morina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img