spot_imgspot_img

AUV bllokon ushqimin për fëmijë me substancë të rrezikshme Cereulide

spot_img

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bllokuar një produkt ushqimor për fëmijë, pasi është konstatuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, informata është pranuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9963 / 810066. Produkti i kontaminuar është ushqim për fëmijë me origjinë nga Holanda.

Pas verifikimeve, është konstatuar se subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Republikën e Kosovës, për kompaninë Rossmann Kosova, raporton Periskopi.

AUV bën të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë importuese, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i produktit, ndërsa në ditët në vijim do të nisë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Edhe pse Agjencia përballet me mungesë të inspektorëve, ajo thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, me qëllim që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt dhe i shëndetshëm.

AUV u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo dyshim lidhur me sigurinë e produkteve ushqimore.

Artikulli paraprak

NGJARJE TË TJERA

spot_img