spot_img

Abdixhiku e quan Kurtin arkitekt të mashtrimit: Kauza jetësore e tij u zhbë, ta shpalos draft statutin e Asociacionit që e pranoi

spot_img

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që ta shpalos draftin e pranuar të Asociacionit para qytetarëve, përmes prezantimit në Kuvend.

Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar atë dhe s’i ka dhënë shpjegim se çfarë ka pranuar Kosova në raport me Serbinë.

Abdixhiku përveç tjerash, ka thënë se pranimi i Asociacionit ia zhbën kauzën jetësore të Kurtit, të cilin e ka quajtur edhe arkitekt të mashtrimit, dhunës dhe përplasjeve. Sipas kreut të LDK-së, ky është një fat i trishtë për Albin Kurtin.

Megjithatë Abdixhiku shkruan se fati i tillë i Kurtit s’ka fare rëndësi, meqë është e rëndësishme të kuptohet ajo që duhej kuptuar para një dekade, që obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë.

Kryetari i LDK-së thotë se kë rëndësi të kuptohet se dalldisjet populliste janë veç përkeqësim. Sipas tij, vetëm është humbur kohë, mundësi dhe Kosova ka përfunduar aty ku ishte në fillim, vetëm se kësaj radhe pa njohje, pa marrëveshje finale dhe përplot dialog në vazhdimësi.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës,

Sot, bëhen një javë që nga dorëzimi i Draftit të Statutit të Asociacionit nga pesëshja e emisarëve tek kryeministri i Kosovës. Që nga ajo ditë Kosova dhe populli i Kosovës janë në terr të plotë informativ.

Tre ditë më parë, në prani të udhëheqësve kryesorë evropianë, ky dokument, u pranua për herë të parë nga kryeministri i Kosovës. Për herë të parë sepse kurrë më parë nuk kishim patur një dokument statuti. Kurrë më parë nuk ishte arritur kaq larg.

Tani, yjet politike janë përplot ironi.

Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik.

Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi.

Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë.

I ftoj institucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë. E ftoj kryeministrin ta prezantojë atë draft në Kuvend.

Koha të bëjmë Kosovën. Pa mashtrues e popullistë! Janë të kushtueshëm, na humbin kohë e na lënë në vendnumërim.

Koha të ecim me aleatë. Drejt NATO-s e Bashkimit Evropian.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img