spot_img

Abdullah Hoti apo Hashim Thaçi? Kush do ta drejtojë dialogun me Serbinë?

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, pas një takimi të paradites së sotme me presidentin e vendit deklaroi se dialogun me Serbinë e udhëheq kryeministri dhe kjo nuk mund të ndrzshojë. Në fakt zoti Hoti ishte në takim me presidentin për t’i paraqitur platformën e bisedimeve me Serbinë. Se kjo platformë i ka pëlqyer ose jo presidentit Thaçi, kjo u provua nga një deklaratë e kreut të shtetit, kur tha se “Kushtetuta ngarkon presidentin me përfaqsimin e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare”! Ndërsa zoti Hoti sot rikonfirmoi se kushtetuta dhe gjykata kushtetuese ia njeh kryeministrit atributin e udhëheqjes së dialogut me Serbinë. Ndërsa Kushtetuta e ka përcaktuar Kosovën si Republikë Parlamentare dhe si e tillë ajo përfaqësohet në botë nga qeveria dhe jo nga presidenti! Kësisoj presidenti kërkon të grabisë atribute, të cilat nuk ia njeh dokumenti themeltar i shtetit!

Duket se do të vazhdojë gara president-kryeministër në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Këtë garë Hashim Thaçi e fitoi lehtazi me Isa Mustafën, të cilin e pati nën sqetull edhe kur ishte zevendës i tij. Fillimisht rolin e Thaçit në dialog e pati konfirmuar edhe Ramush Haradinaj, kur thoshte se “Presidenti i di më mirë marrëdhëniet ndërkombëtare”! Por pasi hetoi që kryetari i Shttetit të Kosovës po punonte në bashkëpunim me Serbinë kundër Kosovës dhe territorit të saj, Haradinaj iu drejtua Kushtetueses dhe mori si përgjigje rolin primar të kryenministrit në këto bisedime. Bisedimet në dukje u bllokuan, ndërsa dy presidentët e të dy vendeve, ai i Serbisë dhe ai i Kosovës, vijuan të takohen fshehtas në kulisa për ta çuar përpara projektin serb të ndarjes së Kosovës.

Albin Kurti e përjashtoi kategorikisht kryesimin e grupit negociator nga Hashim Thaçi. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Abdullah Hoti, por në një formë të moderuar. A do të thotë kjo se Hoti mund të tërhiqet nga projekti që paraqiti në Akademinë e Shkencave dhe për pasojë edhe nga drejtimi i Grupit Negociator me Serbinë?! Nëse ndodh kjo, atëherë vjen shumë shpejt fundi politik i kryeministrit aktual. Prandaj zoti Hoti është i detyruar që të zbatojë të gjitha principet që ai shpalosi javën e kaluar para akademikëve të Kosovës.

Në procesin e zbatimit të këtyre principeve ai do të ketë përballë Hashim Thaçin. Dhe përballja në fakt duket se ka filluar. Gara se kush do ta drejtojë dialogun është sprova e parë dhe kryesore. Nga fakti se kush hedh firmën në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë varet edhe zbatimi ose jo i kritereve dhe modaliteteve që ka shpalosur kryeministri aktual i Kosovës. Nëse do jetë Thaçi ai që do ta përmbyllë dialogun dhe do ta firmosë atë marrëvesje, atëherë gjithçka që ka thënë Hoti shumëzohet me zero. Sepse Hashim Thaçi nuk firmos asgjë tjetër përveç opsioneve serbe të Beogradit për zgjidhjen e konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve.

A do të qëndrojë Hashim Thaçi sehirxhi?! Nuk e besoj. Ai ka marrë angazhime konkrete për zbatimin e planeve serbo-ruse në Kosovë. Madje jo sot. Që në qershorin e vitit 1999, kur Thaçi qëllimisht e la veriun e vendit nën ndikimin dhe administrimin de facto të Beogradit. Ai erdhi në pushtet, qeverisi vendin për më shumë se një dyzinë vitesh dhe asnjëherë nuk tentoi të vendosë kontrollin e institucioneve të Prishtinës në veri, edhe pse pati përkrahjen e drejtpërdrejtë të Angela Merkel. Gjithkujt i kujtohet urdhëri që Merkel dha në vitin 2012 për shkrirjen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit. Por Thaçi asnjëherë nuk deshi që të realizohet kthimi i plotë i qeverisjes së Prishtinës në veri. E donte veriun si plaçkë tregu me Beogradin për hesapin e tij politik e personal. Ndonjë aventurë të ROSU-së në veri e realizoi thjesht për të mbuluar të vërtetën e kundërt.

Kjo është arsyeja kryesore pse pritet që midis presidentit dhe kryeministrit të Kosovës të luhet një duel i radhës fillimisht për atë se kush do ta drejtojë dialogun e më pas se kush e çfarë marrëveshje me Serbinë do të firmoset. Nga e gjithë kjo lojë e turpshme e Hashim Thaçit Kosova mund të njihet si shtet i pavarur. Por si vijë e mesme mund të jetë vënia e veriut nën administrimin e OKB-së. D.m.th UNMIK 2 të vendoset me një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit në veri. Më pas do të duhen një ose dy dekada të tjera për t’i dhënë fund dilemës se kujt i përket kjo pjesë e territorit të vendit, Kosovës apo Serbisë. Gjatë kësaj kohe forcat proserbe në shtetet e territoret shqiptare do të tentojnë që Kosovën e pavarur ta bashkojnë me Shqipërinë, me qëllim që t’i japin fund ndarjes së Kosovës dhe veriun ta marrë përfundimisht Serbia.

Prandaj është e domosdoshme që Abdullah Hoti t’ia presë drutë shkurt Hashim Thaçit! Ai duhet të mendojë për Kosovën dhe ardhmërinë e saj dhe duke menduar për këtë do të realizojë ardhmërinë e vet politike. E vetmja shpresë është se zoti Hoti, ndryshe nga Isa Mustafa, nëse e humb këtë betejë me Serbinë, pra me Thaçin, do të humbasë vetëveten.

NGJARJE TË TJERA

spot_img