Ministri në detyrë i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i partisë, ka thënë se janë duke shkuar drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme.
“Veprat flasin vetë. LDK po fiton”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Bashkë me kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin dhe anëtarë të tjerë të strukturave të LDK-së, ata kanë qëndruar në disa prej komunave të pjesës jugore të Kosovës.