Adem Imeri, talenti 17-vjeçar është futbollisti i radhës që i ka thënë Kosovës po!
Lajmin e ka konfirmuar FFK.
Imeri është pjesë e skuadrës gjermane Greuther Furth ndërsa edhe pse vetëm 17 vjeçar ai tashmë ka debutuar në ekipin e parë, duke dëshmuar se është futbollist premtues.
Postimi i plotë i FFK:
17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës. Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese. Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut. Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar. 🫶🇽🇰