Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi vazhdon kontaktet me drjetuesit emininent në futbollin më të zhvilluar evropian e botëror. I pari i futbollit kosovar vetëm një ditë pas fitores së thellë të Kombëtares së Kosovës, ndaj Qipros, 5:1, ka udhëtuar në Tiranë.
Në kryeqytetin shqiptar së bashku me hologun e tij nga Shqipëria, Armand Duka dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Muamet Sejdini, kanë pritur në takim zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke. Ky i fundit njëherësh mbanë edhe detyrë e Presidentit të Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund.
Më posht gjeni edhe postimin e Presidentit Ademi:
Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.
Ai po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku e pritëm së bashku me presidentët Armand Duka dhe Muamet Sejdini.
Diskutuam për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.
A.A.
#BashkëPërFutbollin