spot_imgspot_img

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll

spot_img

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës, përcjell Periskopi.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

📌 Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
📞 +90 542 711 80 99
✉️ [email protected]

📌 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
📞 +90 531 105 63 91

NGJARJE TË TJERA

spot_img