spot_img

Afrim Toveralani: Kosova U21 nuk ka frikë nga askush

spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mësuar emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç.

Dardanët e rinj ndodhen në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.

Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të vitit 2024.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka folur për faqen zyrtare të FFK-së në lidhje me kundërshtarët dhe objektivat që kanë Dardanët.

‘Toki’ ka thënë se nuk e nënçmojnë asnjë kundërshtar, por që nuk ia kanë frikën askujt në këtë grup

“Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë për t’u mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne do të bëjmë më të mirën”.

“Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë”.

Tutje i pari i shtabit teknik të Kosovës U21 ka thënë që shpreson në formë të mirë të futbollistëve dhe të kenë minuta në ekipet ku luajnë.

“Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë. Pra, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt. E kemi një grup të mirë të futbollistëve”.

“Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam mëse i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar pas shortit përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img