Ylli i natës në “Fadil Vokrri” Laurit Abazi pas paraqitjet brilante me Antwerp ndaj Dritës, në Conference League ka dhënë një lajm të mirë për tifozët kosovar.
Lauriti ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Ai luan në detyrën e mesfushorit të krahut të majtë në skuadrën belge Royal Antwerp.
Krasniqi të enjten në mbrëmje, luajti për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrrri”, dhe ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.
Shumë shpejt, Krasniqi, pritet të paraqitet në këtë stadium edhe në fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të shndërrohet në idhullin e tifozëve dardanë.
Në fakt, presidenti Agim Ademi është takuar me futbollistin dhe e ka bindur që në nivel kombëtaresh ta përfaqësojë Kosovën.
Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet e deritashme si dhe ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane.
Lauriti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.