spot_img

Agim Ademi: FFK investon infrastrukturë: Stadiumi në Kampin Nacional do të jetë modern

spot_img

– Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po zbaton një plan ambicioz për të zhvilluar infrastrukturën futbollistike në të gjithë vendin, duke përfshirë fusha të certifikuara dhe kampin e ri kombëtar në Hajvali.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë një episodi të podcast-it zyrtar të federatës, shpjegoi projektet kryesore që po realizohen për të ngritur standardet e futbollit kosovar. “Çdo 45 ditë ndërtohet një fushë stërvitore me bari sintetik. Federata financon komplet projektin, ndërsa komunat kontribuojnë me tokën dhe punimet bazike infrastrukturore, si rrymë, ujë dhe rrafshime”, tha Ademi.

Ai theksoi rëndësinë e certifikatës FIFA Pro, duke siguruar se të gjitha fushat e ndërtuara nën këtë standard janë të sigurta dhe të cilësisë së lartë. “Nëse e ka çertifikatën FIFA Pro, nuk ka fushë e cila është e dobët ose e dëmshme për futbollin”, shtoi Ademi.

Një nga projektet më të mëdha është Kampi Nacional në Hajvali, i cili përfshin stadiumin qendror me 16.800 vende, dy fusha stërvitore, një sallë të sporteve për futsall, si dhe një hotel pesë yje me qendër SPA dhe rigjenerimi. Ky kompleks ka për qëllim të ofrojë standarde të larta për ekipet kombëtare dhe të bëjë FFK-në më atraktive në rajon.

Ademi foli gjithashtu për kampin e KEK-ut, ku janë ndërtuar dy terrene me tribunat dhe zhveshtoret për të shërbyer kategorive të reja, si dhe për kampet karantinore në Batllavë dhe Leposaviq, pjesë e strategjisë për zhvillimin e futbollit në nivel lokal dhe rajonal.

Ky investim tregon angazhimin e FFK-së për të ngritur futbollin kosovar në standarde evropiane dhe për të siguruar që lojtarët dhe ekipet të kenë infrastrukturë të përshtatshme për stërvitje dhe gara.

NGJARJE TË TJERA

spot_img