spot_img

Agim Ademi mohon zërat për largimin e trajnerit Franco Foda

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka reaguar pas spekulimeve që qarkulluan lidhur me një largim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares, Franco Foda.

Mbrëmjen e kaluar (e mërkurë), disa media nga Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se Foda mund të largohet nga posti i tij në Kosovë, pas një oferte nga klubi i njohur Al-Wahda. Sipas këtyre raportimeve, largimi i trajnerit gjerman mund të ndodhte gjatë kësaj vere, para se të nisin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar shqetësim mes tifozëve kosovarë.

Por këto lajme janë hedhur poshtë nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili theksoi se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, dhe se kontrata me Fodën mbetet në fuqi.

“Pas raportimeve për një largim të mundshëm të përzgjedhësit Franco Foda nga Kombëtarja jonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë si president, e as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e trajnerit apo nga ndonjë palë tjetër”, shkroi Ademi në profilin e tij zyrtar.

“Foda është nën kontratë me FFK-në dhe presim që ai t’i përmbushë të gjitha obligimet e tij, sidomos tani që jemi në një fazë vendimtare të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës. Jemi të përkushtuar dhe optimistë për arritjen e objektivave tona”, përfundoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img