Presidenti i FSHF-së, Armand Duka jep vlerësime maksimale për homologun e tij kosovar Agim Ademi, novatorë dhe pasionant i madhë, mbi të gjitha mik i mirë. Ngjashëm flasin edhe futbollistet e para shqiptare, duke e vlerësuar Ademin nismëtar të futbollit për femra.
Futbolli i femrave tani ka ligën dhe kombëtaren, por të kujtojm fillet e tij, vërejm se është dashur mund sakfricë e vullnet të jashtëzakonshëm. Klubi i parë, që e nisi këtë ishte Kosova e Prishtinës me kryetarin Agim Ademi. Nga viti 2002 ky klub krijoi themelet për të qenë ndër bartësit kryesor të Kombëtares Shqiptare rreth një dekadë më vonë.
Presidenti i Federatës së Shqipërisë në futboll, Armand Duka ka vlerësuar lartë punën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai e ka dalluar Ademin edhe si më meritori në angazhimin për Kombëtaren kuqezi për femra. Ademi sa ishte pjesë e Kosovës së Prishtinës kishte krijuar ekipin e femrave, vashat e të cilave ishin boshti i Kombëtares para një dekade. Duka nuk e harron atë kohë.
“Padiskutim që i kujtoj dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj interviste që ti falenderoj shumë për kontributin që kanë dhënë në Kombëtaren shqiptare. Ato vajza kanë qënë një ndihmë e madhe për ne, edhe për faktin se në Kosovë kishte rreth 7 vite që kishte filluar futbolli i femrave me skuadrën e Kosovës së Prishtinës të krijuar nga miku im Agim Ademi. Ndërkohë që bindja e tyre për të luajtur për Shqipërinë ka qënë gjëja më e thjeshtë, duke parë dëshirën e madhe që kishin për të veshur fanellën kuqezi. Vinin me shumë dëshirë dhe na kanë bërë krenare me paraqitjet e tyre”, ka thënë z. Duka, duke folur për rrolin e vajzave nga Kosova, në fillet e futbollit të femrave në Shqipëri.
Më pas Duka, i cili mbanë edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në UEFA shtoi.
“Agim Ademi është një mik i mirë i imi dhe duhet të shpreh vlerësimet e mija maksimale për punën e shkëlqyer që është duke bërë për rritjen dhe zhvillimin e futbollin kudo nëpër Kosovë. Gimi është një pasionant i madh, një njeri i përkushtuar dhe ka një eksperiencë të madhe në gjithë këto vite që kontribuon për futbollin. Jam shumë i sigurtë se me përkushtimin dhe idetë e tija gjithmonë novatore do ta cojë në një tjetër nivel futbollin e Kosovës.”, ishin fjalët e z. Duka për homologun e tij nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Vashat e Kosovës suksesin e tyre ia dedikojnë Ademit
Vashat kosovare të cilat janë nismëtarët e futbollit në Kosovë me Kosova e Prishtinë, Kryetar i së cilës ishte Agim Ademi. Një pjesë e konsiderueshme e tyre luajtën edhe për Kombëtaren e Shqipërisë por edhe atë të Kosovës e cila ende zhvillonte ndeshje vetëm miqësore për shkak se pranimi në UEFA pasoi më vonë.
Lumturie Muhadri, Albina Rrahmani, Xhemile Berisha, Suada Jashari, Lavdije Begolli, Blerta Kaçiu, Nora Selmani,Fitore Govori, Advije Veliu, Rifadije Shala, Cyme Lulaj, Endrina Elezaj, Viona Rexhepi, Qendresa Krasniqi, Sara Maliqi, Zylfije Bajramaj, Arbiona Bajraktari, Arbenita Curraj, Gresa Haziri, Gresa Berisha, Valbona Lipa.
Te U19- Gresa Haziri, Donjeta Halilaj, Diellza Musa, Bardha Kastrati, Kaltrina Biçkaj, Albina Zyba.
Albanian News kontaktoi disa nga futbollsitet e atëhershme për të revokuar kujtimet.
Albina Rrahmani kështu e kujton fillimin e sajë: “Më 4 tetor 2002 u themelua klubi i futbollit të femrave Kosova e Prishtinës, ajo datë tani më kujton se ishte pikë kyçe në jetën times. Presidenti Agim Ademi ia doli të krijoi ekipin e parë e që ishte i vetmi për femra. Suksesi doli në pah kur u ftuam në Kombëtaren shqiptare”, tha Albina.
Edhe ish futbollistja, Suada Jashari e cila bëri emër në këtë sport thuajase ngjashëm flet për fillet e sajë. “Ftesa e parë më erdh në vitin 2011, ishte moment i veçant në jetën time. I jam falenderues shumë Kryetarit Agim Ademi, ai e formoi ekipin duke n hapur një horizont të ri”, tha Suki.
Xhuli Berisha, shton se i mbetët merak që për Kosovën ka pas një paraqitje. “Për shkak që ishim ende jashtë UEFA-së, Kosova luante vetëm ndeshje miqësore. Falë Kryetarit Ademi, ne u thirrëm nga Kombëtarja e Shqipërisë, duke pas paraqitje të vazhdueshme atje”, tha Berisha.
Gjyqtarja aktive, Lumturie Muhadri, ishte në mesin e të parave te klubi i parë shqiptar për femra në Kosovë. “Agim Ademi e filloi atë që më parë ishte vetëm ëndër. Mandej kontaktet qe i kishte Kryetari me FSHF ndikoi që tubimet e Kombëtares kuqezi të ftoheshim edhe ne. Disa nga futbollsitet e Kosovës e bajtën barrën kryesore te Shqipëria”, u shpreh Muhadri.