Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.
Ahmetaj ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave “gjë që e ka merituar edhe më herët”.
“Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi. Ky lajm vjen pas rrethanave të reja politike që janë në Evropë – pas luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Ne presim që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat”, ka thënë https://youtu.be/lYSMjqh6FwY