spot_img

Ahmetxhekaj për Dejona Mihailin: Zonja në fjalë nuk është një mit, por është e vërtetë që sundon në Kosovë

spot_img

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë se Dejona Mihali, që zyrtarisht mban pozitën e Koordinatores së Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, “sundon Kosovën”, dhe kjo, sipas tij, “nuk është një mit”.

Ahmetxhekaj ka treguar se është pikërisht Mihali personi që ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i RTK-së, dhe se këtë e ka të konfirmuar nga disa anëtarë të Bordit të televizionit publik.

“Nga ajo se çfarë kam kuptuar pastaj është se këtu kemi përfshirjen e një zonje, e cila nuk është pjesë e strukturave shtetërore, por e cila çuditërisht është marrë me Shkumbinin. Asnjëherë nuk më ka kontaktuar direkt, asnjëherë nuk më ka shkruar direkt, por ajo çka kam kuptuar edhe prej anëtareve të bordit edhe prej të tjerëve është se kjo zonja në fjalë, e cila nuk është një mit, por është e vërtetë që në Kosovë sundon – pra vendos – thjesht ka vendos për ndryshimin që duhet të ndodh në RTK”, tha Ahmetxhekaj në Klan Kosova.

“Është një zonjë e cila drejton një nga strukturat e partisë Vetëvendosje”, potencoi ai dhe pasi u pyet nëse kjo “zonja”, siç ai i referohej është Dejona Mihali, Ahmetxhekaj e konfirmoi me “po”.

“Ajo që di është se me të tjerët ka bisedu dhe ka kërku largimin e Shkumbinit, thjesht për një ndryshim tjetër”, potencoi.

“Po, e ka kërkuar”, tregoi ai pasi që u pyet nëse Mihali ka kërkuar largimin e tij.

“Këtë ma kanë konfirmuar anëtarët e Bordit. Është në vullnetin e tyre nëse do ta thonë. Të paktën 4 prej tyre ma kanë thënë”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img