Akil Gjakova e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian në Zagreb të Kroacisë.
Në raundin e parë, xhudisti kosovar e ka mposhtur një kundërshtar të fortë, të renditur i 28-ti në botë, sllovenin Marin Hojak.
Gjakova garon në kategorinë -73 kilogramë.
Xhudisti më i mirë i Kosovës, në raundin e 1/32-ve do të luftojë ndaj bullgarit Mark Hristov.
28-vjeçari shkoi për të garuar në Evropianin e Xhudos në Kroaci pas dy javësh të trazuara, mes akuzave për dhunë në familje dhe shpalljes në kërkim policor.
Para nëntë ditësh, ai u dorëzua në Stacionin Policor në Pejë pasi një ditë më parë u shpall në kërkim për dhunë në familje. Xhudisti u lirua në procedurë të rregullt, derisa hetimet ndaj tij vazhdojnë.