Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi në rrugën Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK.
Syla ka njoftuar se nga aksidenti ka pësuar edhe një i ri, rreth 19-vjeçar, i cili “tash është në sallë të operacionit, në gjendje jo të mirë”.