Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërs të Milotit, ku janë përfshirë dy vetura.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur mes një veturë të eipit Golf dhe një foristradë tip Benz.
Media në Shqipëri, Report.tv, ka raportuar se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.
Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.
Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit.