Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”.
Tëvë1 nga vendi i ngjarjes bën të ditur se vetura është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Për momentin nuk dihet se a ka persona të lënduar, derisa prezentë aty janë ekipet mjekësore si dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës.
Ballkani.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth aksidentit dhe është në pritje të përgjigjes.