spot_img

Aksident trafiku me pasojë vdekjen, te Qafa e Duhlës

spot_img

Sot rreth orës 06:57 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, te vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë. Sipas informacioneve fillestare një çift maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, te vendi i quajtur Qafa e Duhlës një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur. Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar.

Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.

Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë konform procedurave atë parapara me ligj.

Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img