Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Prizrenit, që rezultoi me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë me një sasi të marihuanës.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.