Dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë, janë mbyllur përkohësisht sot, pas një aksioni të zhvilluar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, përmes një njoftimi në facebook, transmeton Klankosova.tv.