Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot dy zëvendësministra serbë në dy ministri.
Nenad Stanojeviq u emërua zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq u emërua zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.