spot_img

Albin Kurti iu bën thirrje qytetarëve serbë që t`i konvertojnë patentë shoferët në RKS

spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale në legjitime të Kosovës, që ta bëjnë atë deri me 23 gusht.

Në një postim në platformën “X” , duke njoftuar se afati është shtyrë deri më 23 gusht, Kurti i ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për aplikim.

“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.

Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, ka shkruar Kurti.

Afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS është shtyrë deri më 23 gusht, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kështu ka njoftuar të enjten Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se shtyerja e afatit po bëhet për shkak të kërkesave të shumta. Ai ka thënë se vetëm dje ka pasur 273 kërkesa për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS.

NGJARJE TË TJERA

spot_img