Kryeministri Albin Kurti ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovës, i miratuar sot në Parlamentin Evropian, është meritë e të gjithëve.
Në një shkrim në Facebook, shefi i qeverisë ka thënë se nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.
Kurti ka thënë se liberalizimi i vizave, i miratuar sot nga Parlamenti Evropian, është meritë e të gjithëve kosovarëve.
“Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka thënë kryeministri Kurti.
Postimi i plotë:
Liberalizimi i vizave ndodhi sot.
Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.
Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.
Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.