spot_img

Albin Kurti për BBC: Jam i gatshëm t’i dëgjoj propozimet për zgjedhjet në Veri pasi të vendoset ligji atje

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për programin e mëngjesit në median angleze “BBC” në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai ngriti pyetjen duke thënë se nëse nuk do jenë kryetarët e zgjedhur, atëherë kush tjetër duhet të jetë në ato ndërtesa.

“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, ka thënë Kurti për “BBC”.

Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë kjo pikë mund të rishikohet, por fillimisht kërkoi që bandat e dhunshme të kthehen në Serbi ose të shkojnë në burg.

“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet  të kthehen në Serbi ose në burg”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se ai nuk mund të bëjë kompromise për “Republikën demokratike”.

“Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi”, tha ai.

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.

“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, tha Kurti. /politiko.al/

NGJARJE TË TJERA

spot_img