spot_img

Albin Kurti për kërkesat e Policisë: Po bëjmë krejt çka mundemi, na jepni pak kohë

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, tha se kërkesat e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij. Ai tha se duhet të ketë kategorizime e klasifikime në mënyrë që mos të krijohet pabarazi për këtë kategori.

Për të adresuar të gjitha kërkesat, ai pohoi se u duhet edhe më shumë kohë, për siç tha të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet.

Nga Shtimja, ku mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe, lavdëroi punën e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa. Edhe Ligji i Pagave na pati marrë kohë, por koha shtesë i’a ka vlejtur ngase i kemi minimizuar defektet. Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, ka thënë ai, raporton EO.

Kërkesë e Policisë është që të paguhen orët shtesë të punës, t’iu bëhen sigurimet shëndetësore dhe t’iu paguhet rrezikshmëria.

NGJARJE TË TJERA

spot_img