spot_img

Albin Kurti: Serbia e painteresuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE, ka orientime hegjemoniste

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në BE, por ka orientime alternative në frymën e ambicieve hegjemoniste ndaj fqinjëve.

Sipas tij, kjo është parë një javë më parë ku kreu sulm terrorist në Kosovë.

Kurti në një tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, për procesin e Berlinit, tha se derisa ai ishte në tavolinën e bisedimeve në Bruksel dhe në samitet e Procesin e Berlinit, Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Derisa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samitet e Procesit të Berlinit për të lidhur marrëveshje për të ardhmen, siç kemi parë javën e kaluar, Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqiu ynë nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në BE, por në vend të kësaj ka orientime alternative gjeopolitike të cilat janë në frymën e ambicieve hegjemoniste ndaj fqinjëve”, ka thënë Kurti, përcjell teve1.info

Ai tha se për këtë sjellje të Serbisë ajo duhet të përballet me pasoja, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk mund të mbetet pengë nga ata që nuk e kanë prioritet këtë gjë.

Kurti ka thënë se bashkëpunimi rajonal nuk nënkupton mos anëtarësim në BE. Ai në fjalimin e tij tha se për integrimin e rajonit është me rëndësi që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në mënyrë demokratike dhe se bashkëpunimi vjen nga vlerat e përbashkëta dhe orientimet e përbashkëta, duke theksuar se Serbia nuk ndan këto vlera.

“Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë këto vlera të përbashkëta por jo të gjitha. Është evidente veçanërisht pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës, por edhe marrëdhënies së tyre të hapur dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë me Rusinë, mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda në orientimin strategjik”, tha Kurti.

Kurit tha se mirëpret samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img