Albion Rrahmani ka arritur të thyej një rekord në garat evropiane sa i përket futbollistëve me ekipet nga Kosova.
Ai është futbollisti i parë nga ekipet kosovare që nga pranimi ynë në garat zyrtare evropiane i cili realizon 3 gola në një takim.
Rrahmani realizoi në minutatë 6’ 8’ dhe 69’, në përballjen e turit të dytë eliminator të Conference League, në mes Ballkanit dhe La Fiorita.
Takimi i parë kishte përfunduar 0:4, ndërkaq kur po zhvillohet minuta e 82-të, suharekasit po udheheqin 5:0, dy golat tjerë i realizun Leonit Abazi (73’) dhe Ermal Krasniqi (75’).
Ballkani tanimë ka siguruar kalimin në turin e tretë, ku e pret fituesin e skuadrës Claksvik nga Ishujt Faroe dhe Sutjeska e Malit të Zi.