Anita Haradinaj, ka reaguar sërish kundër lajmeve që kanë protagoniste atë. Kësaj radhe një portal i panjohur ka raportuar se gruaja e liderit të AAK-së, ka blerë një veturë të re.
Anita e ka mohuar këtë lajm dhe e quajtur këtë informacion por edhe tjerat kundër saj si përpjekje për ta dëmtuar imazhin e saj, shkruan Magazina.al.
Por në një postim në facebook, moderatorja e njohur është shprehur e lumtur se fuqia e fushatave kundër saj po bie dita ditës.
Ky është postimi i Anita Haradinaj
Nëse ka pak vërtetësi ne thënien “të gjitha t’i falin por suksesin jo”, keto ditë jam bindur që kjo thënie qendron, duke e parë fushaten agresive me tendencë për të prishur imazhin, për të degraduar reputacionin e për të linçuar! Por, tash më është provuar kjo tendencë dhe fuqia e këtyre fushatave po bjen cdo ditë e më shumë, kjo ndoshta edhe po e rrit intensitetin agresiv të lajmeve të pavërteta! Megjithate, dashurine per popullin dhe kombin tim, Linçuesit nuk do arrijne t’a zbehin kurrë!