Ajo u shpall Miss vite më parë.
Arbnora Ademaj, vajza nga Peja, me apo pa meritë e mori titullin si më e bukura e Kosovës, por, ndryshimi që ajo bëri, la të nënkuptohet se asaj nuk i ka pëlqyer aspak vetja, pasi, ka ndryshuar në tërësi, e duke qenë kështu, a nënkuptohet të jetë MISS dikush që nuk e konsideron të bukur bukurinë natyrale të saj.
#Nretrospektivë nga Syri.net Kosova sjell këtë javë jo ndryshimin, por, NDRYSHIMET e shumta të Arbnorës.
Në një intervistë, në kohën kur u zgjodh Miss, Arbnora kishte një hundë të madhe, buzë të holla, mjekër të shkurtë dhe pa mollëza.
Në këtë video, nëse e krahasojmë më sot, nuk mund të themi se janë e njëjta femër, pasi ndryshimet janë të mëdha.
Sidoqoftë, në kanalin Youtube është një video kur Arbnora u shpall Miss Talenti e në të shihet stili që kishte dikur.
Pos veshjes, vëmendje merr edhe stili i flokëve… e të mos flasim për formën e vallëzimit.
Pasi bëri hundën operacion, Arbnora ndryshoi tërësisht.
Ajo në një intervistë të dhënë vërehet se ka zvogëluar këtë pjesë të fytyrës, por, defektin e kishte në dhëmbë.
Sidoqoftë, vitet po kalonin dhe Arbnora po bëhej më e bukur, duke e falënderuar briskun e kirurgjisë plastike.
Asaj iu trashën buzët, mollëzat e i rregulloi edhe dhëmbët, duke shkuar çdoherë drejt të qenit perfekt.
Ish Miss-i ia ka parë hajrin këtyre operacioneve sepse falë bukurisë së tanishme, karrierën e ka drejtuar në Turqi, për t’u bërë aktore atje.
Para operacioneve: