spot_img

Ardita Sinani kthehet në krye të Komunës së Preshevës

spot_img

Kryeministri i Kosovës do ta shohë këshilltaren e tij, Ardita Sinanin të bëhet sërish kryetare e Preshevës, pasi para dy vjetësh ishte munduar pa sukses ta shpëtonte nga rrëzimi. Qeveria e Kosovës ishte pjesë fushatës elektorale të zgjedhjeve në Luginë që u mbajtën të dielën. Ndërsa kjo mund t’i ketë ndihmuar partisë së preferuar të Albin Kurtit në Preshevë, nuk i kreu punë edhe Ragmi Mustafit, këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e humbi garën për t’u bërë kryetar i Bujanocit.

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Preshevë, ndërsa në Bujanoc të njëjtën nuk e arriti Ragmi Mustafi, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në zgjedhjet e së dielës në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik, subjekti politik i preferuar i Kurtit në Luginë mori më së shumti vota.

Sinani e shpalli fitoren mbrëmë duke i falënderuar mbështetësit.

“Fitore, me MENDJE dhe ZEMËR Faleminderit Preshevë që na besuat dhe u bashkuat të gjithë me mendje dhe zemër për Komunën tonë. Urime Preshevë!”, shkroi ajo.

Sipas rezultateve preliminare, në Kuvendin prej 38 ulësesh të Preshevës, 37 këshilltarë do të jenë shqiptarë dhe një serb. Më së shumti këshilltarë (11), pritet t’i ketë PVD-ja.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit doli e treta për nga votat. Ajo pritet t’i ketë 8 këshilltarë komunalë, po aq sa Partia Demokratike Shqiptare. Lëvizja për Reforma, ndërkaq, do t’i ketë 6 këshilltarë, Aleanca për Luginën 3 dhe një do të jetë nga Unioni Demokratik Shqiptar.

Në Bujanoc fitoi Arbër Pajaziti, kandidati nga Alternativa për Ndryshim. Ai, së bashku me Driton Rexhepin nga Lëvizja për Bujanocin dhe Adem Hasanin e Unionit Demokratik Shqiptar, garuan me një listë të përbashkët si “Fronti për Ndryshim”, duke arritur t’i marrin 8 këshilltarë në Kuvendin Komunal prej 41 ulësesh atje.

Ragmi Mustafi, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi e pranoi humbjen mbrëmë.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Për garën në Bujanoc, PVD-ja dhe dy parti tjera shqiptare – Partinë Demokratike dhe Lëvizjen për Progres Demokratik kishin nënshkruar marrëveshje për koalicion paszgjedhor, por që si duket nuk mjaftoi. Kryetari i PD-së – kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi dhe ai i LPD-së, Shqiprim Musliu ishin gjithashtu kandidatë për ta marrë drejtimin e komunës.

PVD-ja e udhëhequr prej deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, javën e kaluar mbajti një tubim në amfiteatrin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, për t’i ftuar qytetarët e Luginës të cilët jetojnë në Kosovë, që të shkojnë dhe të votojnë për këtë parti të dielën. Aty mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Me mendje dhe zemër”, ishte slogani elektoral i PVD-së – i njëjti që dikur ishte slogan i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Preshevë, një krizë politike shpërtheu së fundmi pasi Kuvendi u shpërnda meqenëse partitë në pushtet nuk arrinin të krijonin kuorum për mbajtjen e seancave. Për rrjedhojë, aktualisht komuna udhëhiqet nga një organ i përkohshëm. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, është për momentin kryetar i Autoritetit të Përkohshëm në Preshevë me vendim të Qeverisë së Serbisë. Ligji në Beograd parasheh që në raste të tilla përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në Kuvendin e shpërndarë të zgjidhen në atë organ “duke pasur parasysh përbërjen politike dhe kombëtare”. Në atë trup drejtues bën pjesë edhe Branko Trajkoviq nga Partia Progresive Serbe (SNS).

Kryetari i fundit i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka akuzuar Beogradin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të komunës. Përveç kësaj, ai i drejtoi gishtin edhe kah përfaqësuesit politikë shqiptarë në Preshevë, që sipas tij ishin bërë “mjet” i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq “për ta zbatuar agjendën e tij antishqiptare”. Kundërshtarët e tij i quajtën “demagogji dhe sajesa” këto pretendime.

Arifi është një kritik i madh i kryeministrit të Kosovës për të cilin thotë se “dëshiron ta udhëheq politikën e Preshevës”. Ai e ka akuzuar Albin Kurtin edhe për lidhje korruptive me përfaqësues të Partisë për Veprim Demokratik.

“Populli në Luginë i tha jo Albinit! Edhe përkundër mbështjetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë”, shkroi ai mbrëmë në Facebook, pasi u mbyllën vendvotimet.

Ai tha se “nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë” dhe se “shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet përshkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë”.

“Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash. Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit”, shkroi ai.

Këtë herë, ai nuk ishte kandidat për kryetar të Preshevës. Nga Alternativa për Ndryshim në garë ishte Visar Memeti.

Fushatë me Qeverinë e Kosovës

Ndërsa kandidatët tjerë po i vunë problemet lokale në qendër të fushatës së tyre elektorale, kandidatja e PVD-së për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani gjatë fushatës e ka shfrytëzuar faktin që është edhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të premtuar fonde nga Kosova për bujqësinë atje. Ndërsa vizitoi Raincën, një fshat që merret kryesisht me bujqësi dhe blegtori, ajo tha se “me grantet e mbështetura nga fondi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, mund të bëhet shumë në këtë sferë”.

Po kështu, edhe kandidati i PVD-së për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafi u mundua të përfitojë nga fakti që është këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për të premtuar “më shumë fonde për bujqit e blegtorët në Bujanoc”, duke përmendur “programin e bujqësisë nga Qeveria e Kosovës me mbështetje prej 1 milion euro për bujqit e Luginës”. Ai në fushatë, por edhe ditën e votimit, përsëriti se qëllimi është për“më shumë Kosovë në Bujanoc”.

Më 11 prill të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte angazhuar pa sukses që ta shpëtonte nga rrëzimi kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Atë ditë, shefi i Qeverisë i kishte mbledhur në zyrën e tij përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Atyre u kërkonte unitet politik, duke e cilësuar shkarkimin e tash këshilltares së tij si pjesë të shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve atje përmes acarimit me njëri-tjetrin.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm”, shprehej kryeministri në atë takim, duke theksuar se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve “nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës”.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu s’i kishin shkuar Kurtit në takim. Ata të dy ishin bashkuar në Kuvendin Komunal të Preshevës për t’i bërë përgatitjet e fundit për rrëzimin e Ardita Sinanit nga karrigia e kryetares, gjë që edhe ndodhi.

Kjo shënoi pikën e krisjes së madhe të marrëdhënieve ndërmjet kryetarit të atëhershëm Preshevës me kryeministrin e Kosovës.

Më vonë atë vit, Albin Kurti e emëroi Ardita Sinanin këshilltare të tij, e zëvendësi i tij, Besnik Bislimi zgjodhi një bashkëpartiak të saj për ta bërë këshilltar të tij – Ragmi Mustafin./Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img