Policia ka arrestuar 18 persona në Prizren për “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në njoftim thuhet se më datë 22.11.2024 pas orës 24:00 , pas marrjes së një informate përmes rrugëve operative Drejtoria Rajonale në Prizren, patrulla Stacionit Policor të Prizrenit kanë shkuar në lokalin i cili gjendet në rrugën “2 korriku” Prizren, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm.
“Gjatë kontrollit janë hasur tetëmbëdhjetë persona shtetas të Kosovës brenda lokalit. Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjet një pistolet, gjersa te dy të dyshuar tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika). Pistoleta, një karikatori me shtatë (7) copë fishekë si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim teknikës të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë”, njofton Policia.
Tutje, theksohet se të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në stacionin policor në Prizren ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit iniciohen rastet “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit ndalohen për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.