spot_img

Arrestohet Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se institucionet e sigurisë kanë arrestuar Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh.

Sveçla ka pohuar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”.

Lajmin për arrestimin e Fatmir Shehollit e ka konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Pas zhvillimit hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img